Situata me Covid ne 24 oret e fundit: Shenohet rekord i ri infektimesh
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 301 raste të reja nga 1407 testime të kryera në të gjithë vendin.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore, 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.
Fatkeqësisht betejën me pandeminë e kanë humbur 4 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 458. Personat që kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.